Një 82-vjeçar në Suharekë humb jetën tragjikisht, u gjet i vdekur brenda një veture të djegur

by Nexhat

Një 82-vjeçar në fshatin Leshan të Suharekës ka vdekur si pasojë e djegies së veturës në të cilën gjendej ai.

Zëdhësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i tha Gazetës Express se sot pasdite u njoftuan lidhur me rastin dhe se me të dalë në vendin e ngjarjes konstatuan veturën e djegur dhe burrin e pajetë brenda tij.

banner

“Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’Tuma’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit. Patrulla policore menjëher ka shkuar në vend të ngjarjes si dhe janë informuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si: Zjarrfikësit, Emergjenca, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor të Suharekës dhe Sektori Rajonal i Hetimeve si dhe eksperti i zjarrëve. Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, tha ai.

Lidhur me rastin, Bytyqi tha se në konsultim me prokurorin është hapur rasti “hetim i vdekjes”.

“Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy