24
Presidentja e vendit Vjosa Osmani u shpreh mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit, tha ajo.
Osmani tha se Sulltani i Bruneit është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë.
“Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Republikës së Kosovës nga shteti mik i Bruneit. Një fillim i mbarë për një vizitë me rëndësi të veçantë, e nivelit më të lartë shtetëror, me ftesë të Sulltanit të Bruneit, i cili është një përkrahës i madh i shtetit dhe popullit tonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.