Shpërthim në Moskë, ka të vdekur dhe të plagosur – publikohen pamje

by Nexhat

Në pjesën jugperëndimore të Moskës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë shumëkatëshe në rrugën General Tjuleneva.

Sipas informacioneve, shpërthimi është shkaktuar nga gazi dhe ka shkaktuar një zjarr të madh që ka përfshirë banesat në katin e nëntë të ndërtesës.

banner

Pjesë të një kati thuhet se u shembën, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe duke plagosur më shumë se 15 të tjerë

Disa nga banorët mbetën të bllokuar në katet më të larta, duke bërë thirrje për ndihmë nga dritaret, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të frenonin zjarrin dhe tymin e dendur

Bëhet e ditur se zjarri u përhap me shpejtësi në disa apartamente dhe shërbimet e urgjencës janë ende në kërkim të ndërtesës.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për shkakun e shpërthimit, por spekulohet se bëhet fjalë për një defekt në instalimin e gazit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy