Therje me thikë në Prishtinë, katër persona arrestohen për vrasje në tentativë

by Nexhat

Katër persona janë arrestuar në Prishtinë si të dyshuar për vrasje në tentativë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha se një person ka pësuar lëndime nga therja me thikë në një përleshje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në kryeqytet.

banner

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; J. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’ si dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’”, tha ai.

Me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy