Dështoi edhe mbledhja e 11-të për konstituimin e Kuvendit të Kosoves

by engel

Kryesuesi Avni Dehari e hapi mbledhjen duke konstatuar se në sallë janë 111 deputetë dhe mund të vazhdohet me seancën aty ku kishte mbetur në mbledhjen e kaluar. Punimet vazhduan me 1 munitë heshtje për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Dehari rikujtoi se subjektet PDK, LDK, AAK-Nisma në mbledhjen e kaluar nuk kishun dhënë ndonjë propozim për komisionin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai i ftoi sërish ata që të japin propozimet e tyre. Njëjtë sikur edhe herën e kaluar, subjektet e përmendura më përpara prap injoruan thirrjen e kryesuesit dhe nuk ofruan asnjë propozim.

banner

Në vazhim, kryesuesi Dehari ftoj deputetët që të votojnë për komisionin me ata emra që ishin propozuar në mbledhjen e kaluar.
Pas votimit, rezultati ishte 56 pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.Rezultati nuk ishte valid sepse nuk kishte kuorum, si pasojë kryesuesi e nderprenë takimin duke i ftuar ata për mbledhjen e rradhes me 7 maj 2025.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy