Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, dha dorëheqjen të hënën, një ditë pas dështimit të kandidatit të koalicionit qeverisës, Crin Antonescu, për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Ciolacu kishte ofruar dorëheqjen e tij edhe në dhjetor, pasi nuk u kualifikua për raundin e dytë të zgjedhjeve të anuluara, ku kandidati ultranacionalist Calin Georgescu arriti të fitonte raundin e parë papritmas.
Në zgjedhjet e së dielës, koalicioni qeverisës — që përfshin partinë e majtë PSD të Ciolacu, partinë liberale PNL dhe partinë e pakicës hungareze UDMR/RMDSZ — nuk arriti të frymëzojë qytetarët rumunë që të mbështesin Antonescun për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pas skandalit të jashtëzakonshëm të anulimit të zgjedhjeve të dhjetorit. Ky dështim shkaktoi trazira të mëdha brenda koalicionit.
Grupi aktual i ministrave të PSD-së vendosi të largohet nga qeveria së bashku me Ciolacun, pas akuzave se ata nuk bënë mjaftueshëm për të mbështetur Antonescun në sigurimin e një vendi në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Partia liberale PNL, në ndërkohë, akuzoi PSD-në se nuk bëri mjaftueshëm për të mobilizuar votuesit e tyre, sidomos në zonat rurale, për të mbështetur Antonescun. Sipas burimeve të Euronews nga Rumania, PNL kërkoi që kryeministri në detyrë të dorëhiqej dhe të zëvendësohej nga presidenti përkohësisht Ilie Bolojan, duke thelluar më tej përçarjen brenda koalicionit.
Ndërkohë, ministrat e PSD-së do të qëndrojnë në postet e tyre për një periudhë 45-ditore, derisa Bolojan do të ketë detyrën të propozojë një kryeministër të ri, i cili do të duhet të miratohet nga parlamenti rumun.
Në zgjedhjet presidenciale, kandidati nacionalist George Simion fitoi raundin e parë me rreth 40.5% të votave. Në një ngjarje dramatike të natës, kandidati i pavarur Nicușor Dan, kryebashkiaku i Bukureshtit, arriti të kalojë në vendin e dytë dhe në raundin e dytë, duke përjashtuar Antonescun nga gara, një rezultat që tronditi politikanët tradicionalë të Rumanisë, si dhe të Bashkimit Evropian dhe shtetët e NATO-s.
Parashikimet e paraeleksionale favorizonin fitoren e Simion, por rezultati i Dan dërgoi një mesazh të qartë tek koalicioni qeverisës, i cili ishte angazhuar fuqishëm për mbështetje të Antonescu si kandidat të partisë kryesore, shkruar Euronews.
Të hënën, PSD vendosi të mos mbështesë asnjë nga kandidatët për raundin e dytë, ndërsa PNL njoftoi se votoi unanimisht për të mbështetur Nicușor Dan, i cili do të përballet me Simionin në raundin e dytë pas dy javësh