Ministri iranian, Araghchi akuzon Izraelin se po dëshiron të përfshijë SHBA-në në luftë kundër Iranit

by engel

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi sot Izraelin se dëshiron t’i përfshijë Shtetet e Bashkuara në një katastrofë në Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të provokuar luftë kundër Iranit.

“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet të diktojë hapur se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në diplomacinë e tij me Iranin”, shkroi Araghchi në platformën e mediave sociale X.

banner

Irani dhe Shtetet e Bashkuara, armiq për katër dekada, kanë filluar bisedimet mbi çështjen e mprehtë të programit bërthamor të Iranit nën ndërmjetësimin e Omanit që nga 12 prilli.

Më 27 prill, Netanyahu i bëri thirrje SHBA-së të arrijë një marrëveshje me Teheranin që do ta privonte Iranin nga çdo aftësi pasurimi të uraniumit dhe do të parandalonte zhvillimin e raketave balistike.

Irani, i cili i konsideron këto kërkesa si një vijë të kuqe në negociata, e kishte akuzuar Benjamin Netanyahun se po “dikton” politikën amerikane.

“Bota mësoi gjithashtu se si Netanyahu po ndërhyn drejtpërdrejt me qeverinë amerikane për ta përfshirë atë në një tjetër katastrofë në rajonin tonë“, shtoi kreu i diplomacisë iraniane në Platformën X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy