“Në Tiranë mund të kemi surpriza”, Toni Gogu “parashikon” rezultatin e zgjedhjeve

by Nexhat

Deputeti socialist Toni Gogu, i cili kandidon për një tjetër mandat në Tiranë, ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania ku ka treguar pritshmërinë e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se për Tiranën 19 mandate janë të sigurta, por sipas tij mund të ketë edhe “surpriza të ëmbla”.

“19 mandate, është realitet. Ne synojmë mandatin e 20. Kjo do duket pas datës 11 maj. Do shikojmë nëse ne do arrijmë të 20 apo do kemi ndonjë surprizë shumë të ëmbël për socialistët e Tiranës dhe për të gjithë progresistët e qytetit sa i përket anëtarësimit të Bashkimin Europian që të dalim mbi 20. Por 19 janë të sigurt”,-tha Toni Gogu

banner

I pyetur se si duket gara në listën e hapur, Gogu tha se gara brenda familjes është shumë më serioze.

“Ke garues më të sofistikuar, me më shumë burime, me më shumë përvojë, është garë e vërtetë. Ndërkohë gara mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ka përfunduar në ditën kur PS projektoi të ardhmen si anëtare e BE-së ndërsa kundërshtarët tanë duan të kthejnë kohën e pandëshkueshmërisë”,-tha deputeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy