10-vjeçarja që dyshohet se u ther nga babai i saj në Prizren është transferuar në Klinikën e ORL’së

by Nexhat

Emergjenca në QKUK e ka pranuar sot rreth orës 08:10 vajzën 10 vjeçare që dyshohet se e theri me thikë babai i saj sot në Prizren.

Ajo është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL’së dhe gjendja e saj është stabile.

banner

“Sot, rreth orës 8:10, në Shërbimin Klinik Emergjent të QKUK-së është paraqitur një rast (2015 vj, femër), që ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente. Pas pranimit, pacientja i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe ka marrë trajtimin emergjent nga ekipi profesional shëndetësor. Pas stabilizimit fillestar dhe vlerësimit të gjendjes, pacientja është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së (Otolaringologjisë). Sipas ekipit mjekësor të kësaj klinike, gjendja e pacientes për momentin është stabile dhe nën monitorim të vazhdueshëm”, ka thënë Mirlinda Qyqalla nga QKUK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy