Abdixhiku del me propozim pas letrës së Kurtit, kërkon qeveri të tranzicionit

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar një qeveri nacionale të tranzicionit me të gjitha partitë shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

“Është krizë e thellë institucionale, kryesisht për shkak të dështimit të partisë së parë që të krijojë partneritete politike për krijimin e një shumice”.

banner

Zgjidhjen nga kjo bllokadë, ai tha se LDK e konsideron të rëndësishme.

“Në përputhje me këtë, LDK dhe unë si kryetari i saj, propozojmë  nisjen e një procesi të ri politik dhe kjo zgjidhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe unitet, por mbi të gjitha kërkon vetëdije të lartë politike nacionale”.

“LDK propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ  me të gjitha partitë politike shqiptare me qëllim formimin e qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e qeverisë nacionale të tranzicionet, një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy