Abdixhiku për qeverinë e tranzicionit: Do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, jemi në krizë

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për bashkëpunim me VV-në nuk ka ndryshuar dhe se ai nuk do ta tradhtojë votuesin e LDK-së,

I pari i LDK-së ka thënë se ideja e tij për qeveri nacionale të tranzicionit është për zgjidhje politike, pasi që Kosova është në krizë të madhe.

banner

‘‘Qëndrimi i LDK-së është pa ndryshueshëm, mos e ngritni si temë, nuk do të ndryshojë ky qëndrim pavarësisht se a vjen një letër a sa letra vijnë. Nuk e kam ndërmend as ta tradhtojë votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të qëndrojnë të qetë, unë po flas për një zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova’’, ka thënë ai.

I njëjti ka thënë se kjo qeveri do të zgjasë deri në zgjedhjen e Presidentit të ri, dhe se Vv-ja s’ka zgjidhje për këtë krizë.

‘‘Deri në zgjedhjen e Presidentit, e kam fjalën për periudhë, presidentit të ri. Jemi në krizë, dhe partia e parë nuk ka zgjidhje për krizë, ka tendencë bllokuese. Zgjedhjet nuk përjashtohen, nëse janë të gatshëm për zgjedhje shkojmë edhe në zgjedhje’’, ka thënë ai, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy