Takimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe kryemiistrit kanadez, Mark Carney në Zyrën Ovale ka përfunduar.
Presidenti amerikan dominoi diskutimin, por në disa pika Carney e bëri të qartë qëndrimin e Kanadasë. Ja një përmbledhje e shpejtë, transmeton Gazeta Express.
BBC ka bërë një përshkrim të takimit:
Presidenti Trump tha se ishte një “nder” të priste kryeministrin kanadez pas fitores së tij në zgjedhje. Carney ia ktheu komplimentin Trump, duke e quajtur atë një “president transformues”.
Një njoftim shumë i madh’: Është ajo që Trump la të kuptohej se do të vinte në ditët në vijim. Disa herë, ai refuzoi të hynte në detaje.
Shumë “nuk thuaj kurrë”: Trump e dyfishoi kërcënimin e tij se Kanadaja mund të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së. Carney këmbënguli se vendi “nuk do të ishte kurrë në shitje”. Trump u përgjigj: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Asnjë lëvizje për tarifat: I pyetur nëse kishte diçka që Carney mund të thoshte për të pezulluar tarifat e SHBA-së, Trump u përgjigj prerë: “Jo”. Carney, nga ana e tij, tha se marrëveshja tregtare midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë ishte “baza për negociata më të gjera”.
Dyshja tani do të zhvillojë një diskutim privat gjatë drekës. Qëndroni me ne për përditësime të mëtejshme.