E dyta e vërteta, me 325 vota pro Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë

by Nexhat

Në raundin e dytë të votimit për kancelar të Gjermanisë të mbajtur sot, kreu i CDU-së, Friedrich Merz ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin.

Me 325 vota pro, 289 kundër, një abstenim dhe tre vota të pavlefshme, Merz do të jetë kancelar i ri i Gjermanisë.

banner

Kujtojmë se, në një votim të fshehtë të mbajtur sot në mëngjes, Merz nuk arriti të marrë postin pasi siguroi 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme, edhe pse grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament.

Sipas DW, ky dështim ishte diçka e re në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte dështuar zgjedhja e një kandidati për kancelar, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit

Ndërkohë, para fillimit të votimit për raundin e dytë, krerët e partive theksuan rëndësinë e votimit duke thënë se tregon për “aftësinë së shtetit për të vepruar dhe funksionimin e demokracisë”.

Megjithatë, zëdhënësi i Alternativës për Gjermaninë, Bernd Baumann, referuar humbjes së Merz në votimin e mëngjesit, u shpreh se “edhe nëse Merz siguron shumicën në votimin e dytë, kjo tregon se sa i paqëndrueshëm është koalicioni i tij dhe kjo është “e kundërta e asaj që i duhet Gjermanisë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy