‘‘LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet’’, ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, pasi që kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, sot propozoi qeveri nacionale të tranzicionit për të dalë nga kriza e krijuar politike,
Hoti ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e kësaj partie si përgjigje ndaj VV-së për koalicion, duke thënë se as nuk duhet të ketë e as s’do të ketë marrëveshje me dikë që synon ta shkatërrojë LDK-në dhe vendin.
‘‘JO!
LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.
Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!’’, ka shkruar Hoti