LDK me “mozaik argumentesh” kundër VV-së, Lushaku-Sadriu: Polarizim, shkelje kushtetuese dhe fyerje

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka sqaruar qëndrimin e partisë së saj lidhur me propozimin për krijimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, duke theksuar pamundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të dëmeve që, sipas saj, kjo parti i ka shkaktuar vendit gjatë qeverisjes katërvjeçare.

E ftuar në Debat Plus, Lushaku-Sadriu deklaroi se qëndrimi i LDK-së për të mos bashkëpunuar me VV-në është konsistent dhe i mbështetur në argumente konkrete.

banner

“Në këtë përgjigje e kemi ritheksuar edhe një herë qëndrimin tonë, konsistent për bashkëpunimin tonë me VV-në, si një qëndrim që reflekton pamundësi të bazuar mbi disa argumente. Dhe këto argumente i kemi vënë që në paragrafin e dytë, duke e kujtuar; që bashkëpunimi i jonë është i pamundur me VV-në për shkak të dëmit që i ka shkaktuar (Kosovës) qeverisja katër vjeçare”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo përmendi si arsye kryesore diskursin polarizues të Vetëvendosjes.

Sipas saj, qeverisja e VV-së ka cenuar edhe kushtetutshmërinë e vendit përmes mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ka sulmuar lirinë e fjalës përmes presionit mbi mediat.

“Për shkak të diskursit polarizues që ka bërë kjo parti gjatë gjithë kohës. Dhe na kë vënë siklet të gjitha partive dhe na ka cenuar gjithë funksionimin ndërpartiak në Kosovë. I ka ndare, e ka polarizuar thellësisht shoqërinë tonë. Duke linçuar, sharë e fyer. Dhe këto nuk kanë të bëjnë me demokracinë. E ka cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës, duke shkelur mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që është një institucion i pavarur. Duke i atakuar media dhe duke i cenuar edhe lirinë e fjalës”.

Megjithatë, duke marrë parasysh krizën politike në vend, LDK ka propozuar një zgjidhje alternative. Lushaku-Sadriu ka shtuar se partia e saj ka iniciuar idenë për krijimin e një qeverie tranzitore kombëtare.

“Gjithë ky mozaik i argumenteve na e pamundëson neve që të bëjmë një koalicion apo ta paramendojmë një qeverisje të përbashkët. Andaj sot, përtej kësaj dhe duke pas parasysh krizën politike që ka Kosova sot, ne kemi reflektuar dhe kemi ardhur me një propozim tjetër krahas refuzimit që i kemi bërë VV-së. Kemi bërë një propozim tjetër, që është një nisje për një dialog ndërpartiak, për një formim të një qeverie tranzitore, kombëtare, për një periudhë të caktuar, me një qëllim politike të menaxhimit të një periudhe tranzitore. E kjo është për shkak të krizës që ka futur partia më e madhe, Vetëvendosje”, ka shtuar deputetja e LDK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy