Mjeku Naser Syla për gjendjen e Oltion Bilallit: Stabile, por e rëndë – ai është me aparat për frymëmarrje

by Nexhat

Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilanit, pësoi një lëndim të rëndë në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pas një përplasjeje me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli. Fillimisht, ai u trajtua në Spitalin e Gjilanit dhe më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdes të avancuar.

Drejtori i klubit Gjilani, Syart Rrahmani, konfirmoi më herët se Bilalli kishte pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë dhe ndodhej jashtë rrezikut për jetën, por me nevojë për trajtim të mëtejshëm.

banner

Ndërkohë, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka dhënë një përditësim më të detajuar mbi gjendjen e tij.

“Është pranuar te ne në QE rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në QE. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë. Ai është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik. Pas orës 22:00 do të përsërisim edhe disa ekzaminime dhe së bashku me konsultantët do të vendosim për hapat e mëtejshëm. Trajtimi do të vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror”, deklaroi Syla për TV Dukagjini

Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, si dhe një grup lojtarësh të Gjilanit kanë vizituar Bilallin në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

Përveç Gjilanit, të gjitha klubet e Superligës dhe Ligës së Parë kanë dërguar mesazhe urimi për shërim të shpejtë për yllin e Gjilanit, duke dëshmuar edhe njëherë unitetin dhe shpirtin e bashkësisë që mbizotëron në futbollin kosovar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy