Policia në Pejë ka njoftuar se në Vitomiricë një person që po qëndronte në shtëpinë e vëllait të tij është kanosur nga një person, i cili pas ndërhyrjes së familjarëve është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, nёnstacioni policor nё Vitomiricё, me datën 05.05.2025, rreth orёs 20:10, ka ardhur ankuesi i cili deklaron se derisa ishte duke qëndruar nё shtёpinё e vёllait tё tij nё fshatin Vitomiricё-Pejё, ka ardhur i dyshuari i cili e ka kanosur viktimën, pas ndërhyrjes sё familjarëve i dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjes.”
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe ka deklaruar se i ka dy armë me leje në shtëpi.
Atij i janë sekuestruar një pushkë gjuetie me 27 fishekë dhe një pistoletë me 40 fishekë.
“Policia ka kёrkuar tё dyshuarin nё adresën e banimit, ku i njëjti ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe gjatё intervistimit nga hetuesit ka deklaruar se posedon dy (2) armё me leje valide nё shtёpi.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit nga i dyshuari janё sekuestruar armёt me leje pёr arsye sigurie:
njё (1) pushkё gjuetie
njёzet e shtatё (27) copё fishekё tё sё njëjtёs armё
njё (1) armё pistoletё Canik
dyzetё (40) copё fishekё copё fishekё tё sё njëjtёs armё”
Ai është liruar nё procedurë të rregullt.