Tragjedia në Prizren: Shkolla me reagim prekës pas vrasjes së 15-vjeçares

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm. Një vajzë 15-vjeçare, S.Görenç, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur opinionin publik në vend.

E mitura ishte nxënëse e klasës IX-6 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren.

banner

Pikërisht nga kjo shkollë ka ardhur edhe një reagim i ndjerë, ku me fjalë prekëse është përshkruar dhimbja për humbjen tragjike të nxënëses.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses sonë nga klasa IX-6, e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamtumirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës.

Në përfundim, shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë ata që e njohën viktimën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy