Ronald Araujo ka reaguar pas humbjes dramatike të Barcelonës ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke shprehur besimin e fortë në të ardhmen e skuadrës.
Pavarësisht dhimbjes së eliminimit me rezultat të përgjithshëm 7:6, mbrojtësi uruguaian mbetet optimist për atë që mund të arrijë kjo skuadër në vitet e ardhshme.
Araujo ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar të Barcelonës, pasi pas inkuadrimit të tij në lojë Barcelona pësoi dy gola.
“Kjo gjeneratë do të fitojë shumë tituj të Ligës së Kampionëve. Këta djem kanë shumë talent. Është vetëm fillimi për shumë prej tyre dhe jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar diçka të madhe.”
Araujo gjithashtu ndau fjalët e trajnerit të ri Hansi Flick, i cili, sipas tij, përkundër rezultatit, ishte krenar për përkushtimin e lojtarëve
“Flick na tha se është shumë krenar për ekipin dhe se vitin tjetër do të luftojmë sërish për Ligën e Kampionëve. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar, ne pësuam shumë gola, por kemi bërë hapa përpara si grup”, u shpreh mbrojtësi
Barcelona e nisi mirë ndeshjen dhe në një moment dukej pranë finales, por pas një kthesë dramatike dhe disa episode të diskutueshme, u dorëzua në kohën shtesë ndaj Interit.
“Ne u ngritëm dhe luftuam. Ishte një skuadër që tifozët e shijuan duke e parë. Sigurisht, duhet t’i rishikojmë ato momente vendimtare. Siç e thashë, faleminderit njerëzve që erdhën për të na mbështetur dhe që besuan në ne deri në fund”, përfundoi mbrojtësi uruguaian