Ish-deputeti i VV-së, Ilir Deda, ka bërë me dije se shumë prej njerëzve që ka qenë politikisht bashkë në të kaluarën nuk pajtohemi në vlerësim të gjendjes së tanishme të Kosovës.
Në një sqarim në lidhje me vlerësimet e tij politike, ai ka theksuar se nuk është pjesë e betejave politike partiake.
“Sot, me shumë prej njerëzve që kemi qenë politikisht bashkë në të kaluarën nuk pajtohemi në vlerësim të gjendjes së tanishme të Kosovës. Gjithashtu, me shumë njerëz që kemi qenë kundërshtarë në të kaluarën kemi vlerësim të ngjajshëm për gjendjen në Kosovë. Por, nuk jam pjesë e betejave partiake”, ka shkruar Deda.
Ai ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e listave zgjedhore.
“Qe 6 vjet prej që nuk jam më në politikë partiake, shumë ndryshime kanë ndodhë në Kosovë. Sot, me shumë prej njerëzve që kemi qenë politikisht bashkë në të kaluarën nuk pajtohemi në vlerësim të gjendjes së tanishme të Kosovës. Gjithashtu, me shumë njerëz që kemi qenë kundërshtarë në të kaluarën kemi vlerësim të ngjajshëm për gjendjen në Kosovë. Por, nuk jam pjesë e betejave partiake. Si dikush që ka një bagazh e përvojë, dhe njejt që nuk jam peng i të kaluarës, vlerësimin tim e jap pa marr parasysh si kuptohet në kontekst aktual dhe si një njeri i lirë në një vend të lirë. Ama në lista zgjedhore nuk do të jem”, ka shkruar Deda.