Ekipi i FSK’së në Burrel, nis operacioni i kërkimit të punonjësit që dyshohet se u mbulua nga dheu

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës tha se me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i saj i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut që ka ndodhur atje.

“Ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit”, njofton FSK.

banner

Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme.

Ndërkaq, pak më herët, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka thënë se kanë pezulluar operacionin në këtë zonë për shkak të rrezikut për ekipet


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy