Fitorja në TV, tani hitet në studio, Gjesti bashkohet me SGM

by jonzefaj

SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big Brother VIP” – Gjesti.

Në një postim në rrjetet sociale, label-i njoftoi se artisti është tashmë pjesë e familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.

banner

Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e dalloi gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show, Gjesti duket se është gati të shndërrohet nga një fenomen televiziv në një forcë të re në muzikë.

“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy