Gjendet 17 vjeçarja në Ferizaj që ishte raportuar si e zhdukur

by Nexhat

Është gjetur 17 vjeçarja që ishte raportuar si e zhdukur në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Express se e mitura është paraqitur sot në ora 10:00 në polici.

banner

Ajo ishte raportuar e zhdukur më 5 maj.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga shtëpia më 02.05.2025, rreth orës 19:30, dhe nuk ishte kthyer më. Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, ishte rreth 170 cm e gjatë, peshonte rreth 83 kg dhe kishte flokë e sy ngjyrë kafe. Rasti ishte referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme hetimore. Më datë 07.05.2025, rreth orës 10:00, është paraqitur në polici personi i raportuar si i zhdukur, A.K., 17 vjeçe. Lidhur me këtë rast, i cili trajtohet si “person i zhdukur – i gjetur”, Policia Rajonale në Ferizaj ka mbyllur hetimet dhe do të hartohet një shënim zyrtar. Për rastin është njoftuar edhe prokurori për të mitur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy