“KQZ të auditojë kutitë e votimit”, Topalli për problematikat e votuesve në Greqi: Kërkojmë hetim nga SPAK për personat që kanë marrë fletët pa ID

by Nexhat

Drejtuesja politike për Diasporën nga radhët e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka ngritur sot akuza mbi procesin e votimit të shqiptarëve emigrantë në Greqi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga KQZ, SPAK dhe misioni i OSBE-ODIHR

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, Topalli deklaroi se persona të paidentifikuar kanë arritur të marrin në dorëzim fletë votimi në pikat e shpërndarjes në Greqi, duke shkelur rëndë parimet e identifikimit dhe ligjshmërisë

banner

“Kërkojmë një hetim penal nga SPAK për të zbuluar se kush po i merr fletët e votimit pa identifikim dhe pa firmë. KQZ duhet të auditojë çdo kuti votimi, mënyrën e transportit dhe personat që kanë ndërhyrë në këtë proces,” – u shpreh Topalli.

Ajo shtoi se Partia Demokratike i kërkon OSBE-së dhe ODIHR-it të vendosin monitorim ndërkombëtar në Greqi, për të garantuar integritetin e votës së emigrantëve shqiptarë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy