Lautaro Martinez e ka demonstruar mbrëmë definicionin e kapitenit të vërtetë.
Sulmuesi argjentinas ishte lënduar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës javën e kaluar, por i shtrëngoi dhëmbët dhe u paraqit mbrëmë në San Siro në ndeshjen e kthimit.
Dhe, “El Toro” ia doli të kontribuonte në fitoren e madhe dhe historike të Interit me rezultat 4:3 duke e realizuar golin e parë për “Nerazzurri”, shkruan “Gazeta Express”.
Kështu, ai me shokë e siguruan finalen e madhe të Munichut, ndërsa do ta kërkojnë trofeun e katërt të Championsit në histori të klubit.
Sidoqoftë, Lautaro e ka rrëfyer periudhën e vështirë nëpër të cilën kaloi në javën e fundit, për lotët e derdhur dhe për sakrificën që e bëri për të qenë mbrëmë në fushën e blertë.
“Unë isha duke vuajtur… I kalova dy ditë dukë qarë në shtëpi, por nuk mund të mungoja në këtë ndeshje, edhe nëse këmba ime nuk do të ishte mirë.”
“I shtrëngova dhëmbët, dola në fushe dhe… po, kështu jam unë, kështu e ndiej dhe e jetoj futbollin.”
“Qava shumë pas ndeshjes së parë me Barcelonën për shkak të lëndimit, por më pas i premtova familjes sime se do të luaja në San Siro. Ky është futbolli për mua. Është jeta ime. Më duhej të isha aty.”
“Unë nuk ndihem mirë, por do të punoj që ta kem këmbën në gjendjen më të mirë. Një përqafim i madh shkon për nënë time pasi ajo nuk donte që unë të rrezikoja dhe të luaja në këtë ndeshje, por kështu jam unë!”