Mediat serbe: Aeroplani i Vuçiqit bën ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të luftimeve në Ukrainë

by Nexhat

Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportuan mediat pro-qeveritare serbe.

Siç raporton gazeta Informer, avioni i presidentit serb nuk ka mundur të vazhdojë më tej drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë – përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas,

banner

Më parë u raportua se Vuçiq po shkonte për në Moskë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një paradë për shënimin e 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe të takohej me presidentin rus Vladimir Putin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy