Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Piedestali i qendresës dhe lavdisë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar Betejën e Çabratit, në 26 vjetorin e saj.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka thënë se Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë.

banner

“Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka kujtuar se si në atë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

“Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi. Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit”, tha Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy