Sela në takim me Ahmetin: Fronti Europian është i hapur për të gjithë ata që kërkojnë falje publike

by Nexhat

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, sot do të takohet me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Tetovë. Në një prononcim për Alsat, ai tha se është takim i zakonshëm mes kryesisë së ngushtë të ASH-së dhe BDI-së.

“Është takim i zakonshëm i Frontit, kreyesia e gushtë e ASH-së me kryesinë e BDI-së dhe do të diskutojmë për situatën politike”, tha Sela.

banner

I pyetur nëse Taravari do të bëhet pjesë e Frontit Europian, Sela tha se janë të hapur për secilin që e ka kuptuar gabimin dhe kërkon falje.

“Janë momente të cilat nuk do të diskutohet sot, dhe Fronti është organizëm i gjallë dhe i hapur për të gjithë ato të cilët kërkojnë falje publike dhe kanë kuptuar gabimet që kanë bërë, por pa u bërë këto gjëra është e vështirë çfarë do lloj opsioni tjetër”, tha Sela mes tjerash

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy