Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u nderua me urdhrin mbretëror nga Sulltani i Bruneit.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për nderimin nga Sulltani i Bruneit, duke e quajtur një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj.
“Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”. Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit. Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt!”, shkroi në fb presidentja Osmani.