Të premten mitingjet përmbyllëse, PS zbret te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

by Nexhat

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht

Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj. Përgatitje në sheshin qendror të kryeqytetit po bëhen edhe për Samitin e Komitetit Politik Europian në datat 15-16 maj. Për pasojë, partitë kryesore kanë zgjedhur vende alternative për organizimin e mitingjeve përmbyllëse

banner

Partia Demokratike do të mbajë takimin përmbyllës të fushatës së saj elektorale në 9 maj, në Bulevardin e Ri të Tiranës, te ish-Stacioni i Trenit, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbyllë fushatën elektorale të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa demokratët, të cilët e nisën fushatën nga sheshi Nënë Tereza, do ta përmbyllin atë te Bulevardi i Ri pranë ish-Stacionit të Trenit.

Socialistët e nisën zyrtarisht fushatën më 12 prill nga sheshi Skënderbej, në një aktivitet festiv të shoqëruar me këngë dhe valle.

Pas përmbylljes së aktiviteteve politike, e shtuna do t’i përkasë heshtjes zgjedhore, një ditë reflektimi për qytetarët, përpara se të dielën më 11 maj të votojnë për përfaqësuesit e tyre dhe për drejtimin që do të marrë vendi në vitet e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy