Vjen reagimi zyrtar i gjyqtarit Marciniak pas akuzave nga Barcelona

by Nexhat

Pas një ndeshjeje epike në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku Interi eliminoi Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 7-6 pas kohës shtesë, polemikat rreth referimit kanë dominuar diskutimet pas ndeshjes.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dhe disa lojtarë të tij shprehën pakënaqësi të theksuar ndaj vendimeve të arbitrit polak, Szymon Marciniak, duke e akuzuar për favorizim të Interit

banner

Në përgjigje të këtyre kritikave, Marciniak deklaroi: “Komentet e bëra nga Flick dhe lojtarët e tij janë qesharake. Çfarë mund të them për komente të tilla? Nuk kam dëmtuar askënd”.

Ndeshja u karakterizua nga disa momente të diskutueshme:

  • Barcelona fillimisht fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Lamine Yamal, por pas rishikimit me VAR, u vendos që faulli ndodhi jashtë zonës dhe penalltia u anulua.
  • Në minutën e 93-të, Francesco Acerbi shënoi golin e barazimit për Interin, pas një aksioni që Barcelona e konsideroi të parregullt për shkak të një faulli të mundshëm ndaj Gerard Martin, por arbitri dhe VAR-i nuk ndërhynë

Pas ndeshjes, Flick shprehu zhgënjimin e tij: “Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Disa vendime ishin të pakuptueshme për ne”.

Pavarësisht polemikave, Interi siguroi një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me fituesin e çiftit PSG-Arsenal më 31 maj në Mynih

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy