Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Moskë, raportoi agjencia ruse Sputnjik.
Sipas burimeve të Danas.rs, avioni me Vuçiqin ka fluturuar mëngjesin e sotëm në orën 09:30 drejt Bakusë në Azerbajxhan, prej nga pritet të mbërrijë në Moskë rreth orës 17:00 pasdite.
Më herët gjatë ditës, Vuçqç ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa fotografi nga takimet që zhvilloi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, si dhe me ambasadorin britanik Edvard Ferguson.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, deklaroi gjatë një interviste në televizionin Pink se pritet që Vuçiq t’i drejtohet opinionit publik në “orët e pasdites ose të mbrëmjes”.
“Do të shohim nga do të flasë”, tha Vuçeviq, duke lënë të kuptohet se adresa e fjalimit ende nuk është bërë publike. Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë pas rikthimit në Serbi dhe kthimit në “rrethana të rregullta”, siç u shpreh Vuçeviq.
Kujtojmë se kthimi i Vuçiqit nga SHBA është shoqëruar me polemika që nga 3 maji, ndërsa debatet po vazhdojnë edhe para angazhimit të paralajmëruar për 9 maj, ku pritet të marrë pjesë në paradën ushtarake në Moskë dhe të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Vuçiq ka vizituar Floridën, ku u takua me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut dhe avokatin personal të Donald Trump, Rudy Giuliani. Pikërisht në atë moment, u pretendua se Vuçiq ka pasur një problem shëndetësor
Sipas ish-diplomatit Nebojsha Vujoviq, Vuçiq ka tentuar të hyjë në rezidencën presidenciale të Donald Trump në Lago di Mar, por është nxjerrë jashtë nga shefja e kabinetit të Trumpit.
Gjithashtu, Aleksandar Joviçiq nga organizata “Serbët për Trumpin” deklaroi në rrjetet sociale se Vuçiq ka tentuar të keqpërdorë një ngjarje partiake të Partisë Republikane duke hyrë me një emër të rremë: Aleks Vuci.