Arrestohen edhe katër të dyshuar për laboratorin e drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për ta

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë arrestuar edhe grupin e dytë prej 4 personave lidhur me aksionin e 23 prillit kur ishte zbuluar një laborator droge.

Ata dyshohen se kanë kultivuar rreth 175 bimë “Kanabis Sativa” në një laborator të brendshëm.

banner

“Të pandehurit e arrestuar, nga data e pa vërtetuar dhe në vazhdimësi deri më datë 23.04.2025, në Prizren, pa autorizim dhe në bashkëkryerje, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa”, me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope, në atë mënyrë që në një objekt të mbyllur krijojnë një laborator të brendshëm “In door”, të sofistikuar me pajisje përcjellëse si llampa për ndriçim artificial dhe ngrohje të bimëve të kanabisit, përdorin pesticide të ndryshme për kultivimin e bimëve narkotike, aspirator për nxjerrjen e aromës jashtë, matës të temperaturës dhe pajisje tjera shtesë, ku kultivojnë dhe rrisin 175 bimë të llojit “Kanabis Sativa”, të cilave u bëjnë tharjen dhe i përgatisin për shitje në treg. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 sipas KPRK-së.”

Njëri nga ta dyshohet se ka planifikuar shitjen e narkotikëve personave të ndryshëm.

“Po ashtu, njëri nga të pandehurit, pa autorizim dhe në bashkëpunim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, kultivojnë bimën “Kanabis Sativa” me qëllim të ofrimit për shitje, e cila me ligj është shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun nga kultivimi që i bënë vet bimës, planifikon shitjen e narkotikëve personave të ndryshëm. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të KPRK- së.”

Gjatë kryerjes së kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë Kosovë, më datë 7 maj janë gjetur dhe sekuestruar:

Katërmbëdhjetë (14) paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 11.2 gram,

Një (1) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë prej 1.2 gram të gjetura në automjetin VË Golf 7 ;

Dy (2) peshore digjitale, gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 433.6 gram,

Gjashtëmbëdhjetë (16) paketime të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 14.9 gram,

Një (1) qese najloni me katër folie transparente,

Një (1) paketim me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë prej 0.5 gram,

Para në shumë prej 1020€ dhe 30 franga zvicerane,

Telefona,

Vetura

Një nga të arrestuar dyshohet se ka qenë në dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe e i ka ofruar objekte banesore një të dyshuari tjetër dhe për mbulim lidh kontratën për shfrytëzimin e paluajtshmërisë.

“Përderisa banesën tjetër fqinje, ia ofron të pandehurve për strehim, kamuflim dhe kujdes për bimët narkotike të krijuara në laboratorin e brendshëm “In door”. Gjithashtu, në bashkëpunim për çdo lëvizje të dyshimtë për zbulim nga policia, i mbajnë të informuar të pandehurit tjerë brenda laboratorit. Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer në ndihmë veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 sipas KPRK-së.”

Ndaj katër të dyshuarve, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria njofton se kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka lëshuar urdhër të përkohshëm ndalues për sekuestrimin e dy objekteve banesore në sipërfaqe prej 214 m2, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesë në gjykatë për Urdhër Ndalues Përfundimtar për banesat në fjalë.

“Kryeprokurori Petrit Kryeziu, ka lëshuar edhe urdhër të përkohshëm ndalues për sekuestrimin e dy objekteve banesore në sipërfaqe prej 214 m2, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesë në gjykatë për Urdhër Ndalues Përfundimtar për banesat në fjalë. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy