Chelsea me shumë lehtësi e arrin finalen e Ligës së Konferencës

by Nexhat

Chelsea ka siguruar vendin e saj në finalen e Ligës së Konferencës  pas një triumfi të lehtë në gjysmëfinale ndaj Djurgarden në Stamford Bridge.

Pavarësisht se Enzo Maresca bëri 10 ndryshime krahasuar me fitoren ndaj Liverpool-it dhe aktivizoi për herë të parë titullar 16-vjeçarin Reggie Walsh, “Blutë” e Londrës nuk e patën aspak të vështirë të kompletonin fitoren me rezultat të përgjithshëm 5-1 kundër suedezëve.

banner

Chelsea do të përballet në finalen e madhe me fituesin e çiftit Fiorentina–Real Betis, me ndeshjen finale që do të luhet në qytetin polak të Wroclaw më 28 maj.

Pas fitores 4-1 në Suedi javën e kaluar, Chelsea e shtoi epërsinë falë një goli të Kiernan Dewsbury-Hall, i cili goditi saktë në këndin e poshtëm pas një pasimi nga Tyrique George.

Pavarësisht mbështetjes së zjarrtë të tifozëve suedezë, Djurgarden nuk mundi të bënte mrekulli, ndërsa Maresca dha minuta edhe për të rinjtë Shim Mheuka dhe Genesis Antwi, të dy 17-vjeçarë.

Kjo do të jetë finalja e tetë europiane në historinë e Chelsea-t dhe e para që nga triumfi në Champions League ndaj Manchester City-t në vitin 2021 nën drejtimin e Thomas Tuchel. Për trajnerin Maresca, kjo është një mundësi e artë për të fituar trofeun e parë jo vetëm në epokën e tij te Chelsea, por edhe në periudhën pas largimit të Roman Abramovich

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy