Davide Ancelotti mund ta nis punën si trajner i parë dhe atë te klubi i njohur gjerman

by Nexhat

RB Leipzig ka nisur kërkimin për trajnerin e ri dhe një nga emrat që ka dalë në plan të parë është ai i Davide Ancelottit.

35-vjeçari, djali i trajnerit legjendar Carlo Ancelotti, është aktualisht asistent i babait të tij te Real Madridi, por sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, klubi gjerman tashmë ka kontaktuar me të për një kalim të mundshëm në Bundesligë.

banner

Edhe pse Davide Ancelotti është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2026, përvoja e tij e pasur si ndihmës trajner në klube si PSG, Bayern Munich, Napoli dhe Everton ka tërhequr interesin e disa klubeve evropiane.

Aftësia e tij për të komunikuar rrjedhshëm në pesë gjuhë — italisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht — konsiderohet një avantazh i madh për një klub si Leipzig.

Në Spanjë është raportuar se Carlo Ancelotti gjithnjë e më shumë i beson mendimeve të të birit dhe madje ka lënë të kuptohet mundësinë që në të ardhmen Davide të marrë rolin e trajnerit kryesor, ndërsa Carlo të kalojë në rolin e ndihmësit

Davide vlerësohet për marrëdhëniet e mira me lojtarët, përkushtimin e tij të madh në stërvitje dhe etikën e lartë të punës.

Megjithatë, pavarësisht kësaj eksperience të gjerë si asistent, ai ende nuk ka drejtuar një ekip si trajner kryesor, çka e bën një emërim të mundshëm në Leipzig një hap të guximshëm. Përveç Leipzigut, interes për të ka shfaqur edhe AS Roma, ku Claudio Ranieri pritet të tërhiqet në fund të sezonit.

Aktualisht, ekipin e RB Leipzigut në ndeshjet e fundit të sezonit do ta udhëheqë trajneri i përkohshëm Zsolt Low, i cili mori drejtimin pas shkarkimit të Marco Rose në mars. Klubi ka konfirmuar se Low nuk është kandidat për një qëndrim afatgjatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy