Latifi reagon pas arrestimit të spiunit të BIA-s: “Ekstremizmi islamik në Kosovë është projekt serb për ta destabilizuar shtetin”

by engel

Profesori universitar dhe opinionisti i njohur, Blerim Latifi, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të një shtetasi shqiptar nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në spiunazh për Shërbimin Informativ Serb (BIA), ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Latifi shpreh shqetësimin e thellë për faktin që, sipas tij, ekstremizmi islamik në Kosovë nuk është një fenomen i izoluar apo i rastësishëm, por një projekt i mirëorganizuar i inteligjencës serbe, me synim që të minojë nga brenda shtetin e Kosovës dhe ta diskreditojë atë në sytë e mbështetësve perëndimorë.

banner

“Prej vitesh kemi thënë se ekstremizmi islamik në Kosovë është thjesht dhe vetëm projekt i inteligjencës së shtetit serb, për ta minuar nga brenda shtetin e brishtë të Kosovës,” shkruan Latifi, duke shtuar se paralajmërimet e tij dhe të të tjerëve janë injoruar sistematikisht nga institucionet dhe shoqëria.

Profesori fajëson klasën politike, mediat, akademikët dhe vetë shoqërinë për këtë situatë, duke theksuar se mungesa e reagimit ndaj rrezikut të infiltrimit ekstremist ka krijuar një terren të përshtatshëm për veprimtarinë armiqësore të Serbisë. Ai akuzon politikanët për kompromis me vlerat kombëtare në këmbim të votave, mediat për promovimin e ideologëve vahabistë për interes klikimesh, si dhe intelektualët për heshtje të qëllimshme ose të diktuar nga frika e injoranca.

“Njeriun mund ta shpëtosh nga agresioni i tjetrit, por jo edhe kur ai do ta shkatërrojë veten,” përfundon Latifi, duke bërë një paralajmërim të fuqishëm për nevojën urgjente të vetëdijesimit dhe veprimit shoqëror kundër rreziqeve të brendshme që kërcënojnë sigurinë dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy