Papa i parë një amerikan nga SHBA-Një befasi për shumë analiza që kalkulonin kandidat të shumë përfolur

by Nexhat

Shkruan: Albert Prenkaj

Papa Leo XIV në komunikimin e parë Urbi et Orbi si një Augustinist tha se “Kisha do të vazhdoj ecejakjen…”

banner

Në konstelacion të ri të Rendit të Ri Botërorë, roli i Papa Leonit XIV do të jetë ndërmjetësues, pacifikues, ashtu siç e potencoj në drejtimin e tij të parë Urbi et Orbi.

Papa i ri që vie nga SHBA me lidhje të forta me botën latino-amerikane. Një aspekt kognitiv që kupton dinamikat, zhvillimet determinuese në mes hemisferave strategjike, për çfarë duhet dhënë përgjegje…

Si kardinal i emëruar nga Papa Françesku, një Augustinist, ka përcaktuar misionin e tij.

Meqë civilizimi modern ka kaluar në epokën e dominimit të inteligjencës artificiale kur njeriu modern ka marr kontrollin gati absolut mbi natyrën dhe dukurit natyrore, Papa tashmë është i sfiduar seripzisht.

Zhvendosja e paradigmave që tashmë po ndodhë që hapë shumë tema tabu, përplasja e civilizimeve, janë tema serioze me të cilat do të vallafaqohet Papa Leoni XIV.

Sa i përket botës shqiptare, Papa i ri, mendoj se do të ketë mision të posaçëm, ashtu siç kishin paraardhësit e tij: Papa Gjoni XXIII, Papa Gjon Pali II-të, Papa Françesku.

Në kuadër të Sinodit Papal, Kishës Shqiptare i mungojnë dy kardinal, një nga konferenca ipeshkvore e Shqipërisë dhe një nga ipeshkvija e Kosovës. Një aqipeshkvi e re e Kosovës, si vazhdimësi e adminstraturës Papale është imperativ i momentit historik. Një kishë lokale në shërbim të ekumenizmit dhe dialogut ndërfetar.

Në aspektin sekular, Papa Leoni XIV do të mund të realizoj atë që e kishte paralajmëruar Papa Françesku, pra vizitën baritore në Kosovë, që do të ishte një rrugëtim që do të ishte njohje de jure e shumëpritur nga populli martir i Kosovës.

Një njohje e rrugëtimit historik të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe njohjes si popull i pavarur me një trashëgimi historike që është storje më vete.

Pa dyshim se Papa Leo i XIV do të ketë mision sfidues si në aspektin kishtar, dhe në atë sekularë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy