Peci çuditej, Mehmetaj sqaron 64 milionëshin: Ministria vetë e kërkoi në kontratë

by Nexhat

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ishte shprehur i habitur për përmendjen e shifrës prej 60 milionë euro në një kontratë për një fabrikë të përpunimit të nënprodukteve shtazore.

Në Debat Plus, Mehmetaj ofroi një shpjegim të detajuar për mënyrën se si kjo shumë rezulton direkt nga kërkesat e vendosura në vetë dokumentacionin e ministrisë.

banner

Mehmetaj tha se subvencioni prej 0.16 euro për kilogram për 20 mijë tonë në vit, për 20 vite, arrin në 64 milionë euro.

“A e dëgjove në fillim? Tha: ‘Tash kemi sistem të kontrolluar, e dimë sa kafshë hyjnë për t’u therur’. Më vonë tha: ‘Nuk e dimë sa kafshë do të therë kjo kompani, do t’i marrë ato që i ke me numër’. Pastaj pyeti: ‘Prej nga po dalin 60 milionë?’

Shumë e thjeshtë. Në vetë thirrjen e ministrisë, në kërkesën për kompaninë fituese, Ministria i kërkon asaj të përpunojë ose grumbullojë të paktën 20 mijë tonë në vit. Një ton ka 1 mijë kilogramë. Pra, 20 mijë tonë janë 20 milionë kilogramë. Me subvencion prej 0.16 euro (çmim i vendosur për subvencionimin nga ministria për kilogramë) për kilogram, kjo del 3.2 milionë euro në vit. Kur kjo shumë shumëzohet me 20 vjet, arrin në 64 milionë euro.

Qysh nuk kish marre, edhe pa turpësisht thoshte ‘kah i dolën 60 milionë’. Kur kërkesa e tij ka qenë”, ka thënë Mehmetaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy