Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

by Nexhat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjedhur, Shenjtërinë e Tij Papa Leo XIV, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

Përmes një postimi zyrtar, Presidentja Osmani ka shprehur urimet më të sinqerta në emër të popullit të Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes së Papës në një kohë kur bota ka nevojë më shumë se kurrë për paqe, unitet dhe dhembshuri.

banner

“Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu,” ka shkruar Presidentja Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy