Prishtinë: Ndërpritet rryma në rrugën “Isa Kastrati”, shkak dëmtimi i shtyllave

by Nexhat

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me energji elektrike në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja është bërë nga kompania KEDS dhe pritet të zgjasë për rreth 3 deri në 4 orë, deri në sanimin e plotë të dëmit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me energji.

banner

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të Policisë së Kosovës dhe të KEDS-it janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer sa më parë normalitetin.

Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy