Prof.Latifi komenton zgjedhjen e Papës së ri: Feja në duart e njerëzve të ditur është frymëzim për paqen dhe humanizmin

by Nexhat

Profesori dhe opinionisti i njohur Blerim Latifi ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhvillimin e sotëm historik në Vatikan: zgjedhjen e Papës së ri, Leoni XIV.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Latifi ka vlerësuar lart cilësitë intelektuale dhe shpirtërore të Papës së sapozgjedhur, duke theksuar rolin që luajnë njerëzit e ditur dhe të kulturuar në udhëheqjen fetare.

banner

“Papa i ri paska studiu filozofi dhe matematikë. Qenka pjestar i Urdhërit të Shën Augustinit, teologut e filozofit të madh të Krishterimit të hershëm,” shkruan Latifi, duke e lidhur këtë përzgjedhje me vlerat që ajo përçon për të gjithë botën.

Ai shton se nuk është për t’u habitur që kisha katolike, përmes përzgjedhjes së tillë, vazhdon të ketë respekt e ndikim në botë. “E pastaj po çuditeni pse po duken mirë dhe bota po i respekton! Arsyeja është krejt e qartë: feja në duart e njerëzve të ditur, të moderuar e të kulturuar, kthehet në një tregim frymëzues për të mirën, paqen e humanizmin,” shkruan ai.

Profesori gjithashtu paralajmëron për rreziqet që sjellin udhëheqësit fetarë të papërgatitur dhe ekstremistë: “Ndërsa kur bie në duar të halabakëve dhe fanatikëve të çmendur e injorantë, ajo veç vuajtje e mizori shkakton mes njerëzve.”


banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy