Tym i zi: Papa nuk zgjidhet as në raundin e dytë të votimit

by Nexhat

Mbi Kapelën Sistinë sërish është ngritur tym i zi, që do të thotë se kardinalët nuk kanë arritur të zgjedhin një papë të ri pas dy raundeve votimi të zhvilluara sot.

Bëhet e ditur se një raund tjetër votimi do të zhvillohet prapë pasdite.

banner

Dihet se sipas ritualit, në rast se do të ketë një emër për Papën e ri, nga oxhaku do të dalë tym i bardhë. Por në vazhdim të shohim se çfarë e bën tymin në Kapelë të zi apo të bardhë dhe cili është sekreti i përbërësve që hidhen në dy sobat e lidhura me oxhakun.

Brenda Kapelës Sistine ndodhen dy soba, një më e vjetër që përdoret që nga viti 1939, dhe një më e re që u instalua në vitin 2005 dhe është e pajisur me një mekanizëm elektronik për prodhimin e tymit.

Të dyja sobat lidhen përmes një tubi me oxhakun e famshëm që ngrihet përkohësisht në çatinë e kapelës gjatë kohës së konklavit.

Fletët e votimit digjen në sobën e parë, ndërsa soba e dytë është përgjegjëse për prodhimin e tymit me ngjyrën përkatëse, nëpërmjet një fisheku që përmban pesë doza të një përzierjeje kimike që aktivizohen në intervale shtatëminutëshe

Për prodhimin e tymit të zi përdoret një përzierje që përfshin kalium perklorat, antracen dhe squfur. Antraceni është substanca kryesore që digjet për të dhënë ngjyrën e errët, ndërsa squfuri ndihmon në djegien e tij, pasi është një material me djegie më të lehtë.

Nga ana tjetër, tymi i bardhë kërkon një përzierje më delikate, që përfshin kalium klorat, laktozë dhe rrëshirë pishe.

Rrëshira është përbërësi kyç që prodhon tym të bardhë, falë përmbajtjes së saj në ujë dhe acideve karboksilike. Kur digjen, këto lëndë krijojnë një re avulli, që është në fakt ajo që shfaqet si tym i bardhë.

Sipas revistës Scientific American, sistemi është ndërtuar për të prodhuar tym qartësisht të zi ose të bardhë, pa lënë vend për pasiguri apo konfuzion tek publiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy