BE nga Lvivi i përgjigjet paradës ruse, mbështetje për Ukrainën e gjykata për liderët rusë

by Nexhat

Përderisa në Kremlin po mbahet paradë në shënim të Ditës së Fitores, ministrat e jashtëm të BE-së kanë premtuar mbështetje të mëtejshme për Ukrainën ndërsa kanë miratuar gjykatën për liderët rusë.

Gjatë një takimi në Lviv, Ukrainë, përfaqësuesit e vendeve të BE-së, vendeve kandidate dhe Britanisë kanë dërguar një sinjal të qartë solidariteti mes pushtimit të vazhdueshëm rus.

banner

“Ne po festojmë së bashku Ditën e Evropës, ndërsa një paradë po zhvillohet në Kremlin. Dhe Putin – ai mund ta konsiderojë veten të ashtuquajturin fitues, por nuk ka të drejtë të monopolizojë fitoren”, ka thënë fillimisht ministri i jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha.

Ndërkohë, sipas AFP-së, BE-ja është zotuar të shpërndajë një miliard euro nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse për kompanitë ukrainase të armëve, si pjesë e mbështetjes së saj për Kievin.

Nga ana tjetër aleatët poashtu kanë miratuar krijimin e një gjykate për gjykim të liderëve rus, për krimin dhe agresionin kundër Ukrainës.

“Ne mirëpresim përfundimin e punës teknike mbi projekt-instrumentet ligjore të nevojshme për të krijuar brenda kornizës së Këshillit të Evropës një Tribunal Special për Krimin e Agresionin kundër Ukrainës”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga ministria e jashtme e Ukrainës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy