Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Sali Berisha e mbylli me një fjalim të fuqishëm, falenderime dhe mirënjohje .
Ai gjithashtu theksoi se fitorja e PD-së do të shënojë një bashkëpunim të ngushtë me liderë të mëdhenj ndërkombëtarë
Ai përmendi personalitetet që kishin mbështetur fushatën e PD-së, duke përfshirë deputetin gjerman Peter Beyer, lordin britanik Jackson dhe strategun amerikan Chris LaCivita, të cilët, sipas Berishës, kishin luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj fushate.
“Jemi mirënjohës për mbështetje nga të gjithë ata që e besuan këtë kauzë. I nderuar zoti Beyer, mbetemi përjetë mirënjohës ndaj mbështetjes tuaj, por gjithashtu përshëndes kancelarin Friedrich Merz, që në krye të CDU-së dhe Gjermanisë do të na ndihmojë për të vendosur një bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë.
Chris LaCivita ka dhënë gjithçka për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet. Emri i tij dhe ekspertiza e tij kanë qenë eliksiri i fitores së kësaj fushate”, tha ai.
Kreu i PD-së e mbylli fjalimin e tij me një angazhim për të ardhmen e Shqipërisë, duke shprehur besimin se nesër, pas zgjedhjeve, PD do të krijojë një qeveri që do të vendosë marrëdhënie të ngushta me administratën e presidentit Trump.
“Do të kemi bashkëpunim të ngushtë me administratën e presidentit Trump dhe kancelarin Merz për rivendosjen e shtetit ligjor, për funksionimin e ekonomisë së tregut, dhe për një Shqipëri të re, që do të shndërrohet në një eksportues të mirash dhe mundësish për të rinjtë”, përfundoi Berisha