Lidhja e Bizneseve të Kosovës, si përfaqësuese e interesave të sektorit privat, i bën thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të pezullojë vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike, që parashihet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025, për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar ose qarkullim mbi 10 milionë euro.
Ky vendim, në rrethanat aktuale, paraqet rrezik serioz për qëndrueshmërinë financiare të bizneseve dhe për stabilitetin ekonomik të vendit. Ne kemi marrë shqetësime të shumta nga anëtarët tanë, të cilët e konsiderojnë këtë hap të parakohshëm dhe me pasoja të rënda