Conte synon transferimin e yjeve të Pep Guardiola, pas De Bruyne kërkon edhe sulmuesin e Cityt

by jonzefaj

Jack Grealish mund të jetë ylli i radhës që largohet nga Premier Liga për në Itali.

“SunSport” zbulon ekskluzivisht se kryesuesit e Serisë A, Napoli, po ndjekin nga afër yllin e Anglisë dhe Mançester Sitit, në mes të pasigurisë në rritje për të ardhmen e tij.

banner

Antonio Konte besohet të jetë një “admirues i madh” i anësorit të talentuar, i cili këtë sezon ka pasur pak hapësira te Siti. Një ish-talent i United, Scott McTominay, është përshtatuar gjithashtu shumë mirë me skuadrën e Kontes.

Gjithashtu, nuk është e qartë nëse Grilish bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, i cili pritet të bëjë një rindërtim të madh këtë verë në “Etihad”. Konte, i cili njohu nga afër talentin e Grilishit gjatë kohës që trajnoi në Angli, beson se ish-kapiteni i Aston Vilës do të ishte një përforcim i rëndësishëm për gjigantët italianë.

Ai mendon se Grilish mund ta ndihmojë skuadrën e tij të bëjë hapin tjetër dhe të garojë seriozisht në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Burime pranë lojtarit thonë se ai është i hapur për t’u larguar dhe e kupton se një transferim mund të jetë çelësi për të rifreskuar karrierën dhe për të përmirësuar shanset e tij me kombëtaren e Anglisë. Për më tepër, besohet se vetë 29-vjeçari preferon një transferim jashtë Anglisë, në vend që të qëndrojë në Premier Ligë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy