Deklaratat e Gërvallës dhe Pecit për takimin e paralajmëruar nga Osmani, Presidenca: Nuk është koha për hipokrizi, por për të treguar përgjegjësi shtetërore

by Nexhat

Sot para dhe pas seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, partitë politike janë deklaruar lidhur me atë nëse do të merrnin pjesë në një takim të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për të gjetur mënyrë për të dalë nga ngërçi politik.

Për këtë takim janë deklaruar edhe deputetët Donika Gërvalla dhe Faton Peci, nga Lista Guxo, parti kjo që në zgjedhje ka garuar në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje

banner

Gërvalla e pyetur për një ftesë të mundshme nga presidentja për takim konsultativ për zhbllokim të ngërçit politik, tha se duhet ta shohin temën, e pastaj do të përgjigjen.

“Ta shohim ftesën, ta shohim temën për të cilën na fton për të biseduar dhe do japim përgjigjen tonë“, deklaroi ajo.

Ngjashëm është përgjigjur edhe Peci, i cili tha se me rëndësi është se si do të jetë përmbajtja e ftesës.

“Institucioni i presidentit është institucion mbi partiak dhe nuk vihet aty kushte se kush merr pjesë ose kush nuk merr…. Përveç ftesës është e rëndësishme edhe përmbajtja”, tha Peci.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe Presidenca.

Bekim Kupina, këshilltar për media i tha Telegrafi se presidentja Osmani ka treguar vullnetin e mirë, që në përputhje të plotë me kompetencat e saj kushtetuese për garantimin e funksionimin kushtetues të institucioneve, të thërrasë liderët e partive për konsultime se si të dilet nga situata e tanishme kur edhe tre muaj pas zgjedhjeve nuk kemi Kuvend të Republikës, gjë që rrezikon shtyllat e demokracisë në vend.

“Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të dështimeve të njëpasnjëshme, më saktësisht 13 herë, të Kuvendit për t’u konstituuar. Në një situatë të tillë, kur qytetarët shohin moskonstituimin e institucioneve si dhe pasojat e kësaj situate për shtetin e Kosovës, për ne është totalisht e pakuptimtë të flitet për ‘përmbajtje të ftesës’

Nëse është dikush në Kosovë që e di shumë mirë që Presidentja nuk bën ftesa kot e as nuk shkruan përmbajtje kot të ftesave, janë pikërisht z.Peci dhe znj.Gërvalla”, tha ai.

Tutje, sipas tij, nëse është dikush që e di fort mirë që Presidentja e njeh tepër mirë edhe Kushtetutën e vendit e edhe kompetencat e saj, janë pikërisht këta dy.

“Unë nuk e di nëse ata kanë folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kur kanë paraqitur sot kushte të tilla, sepse siç e dini edhe ju, z.Kurti i përgjigjej pozitivisht edhe ftesave të Presidentit Thaçi e edhe ftesave të Presidentes Jahjaga (kur kemi pasur një situatë të ngjashme në vitin 2014), prandaj mospërgjigja në ftesën e Presidentes Osmani në një situatë kur vendi po përballet me një bllokadë të rëndë nga e cila pësojnë qytetarët, do të ishte e paprecedentë

Ftesa do të jetë ftesë për takim, pra nuk do të ketë ndonjë filozofi aty. Nuk është koha për hipokrizi por për të treguar nivelin më të lartë të përgjegjësisë shtetërore, sepse qytetarët meritojnë seriozitet maksimal për tema të interesit nacional”, tha ai.

Lidhur me ftesën eventuale të presidentes Osmani janë deklaruar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se kurdo që presidentja përmes mandatit të saj kushtetues dhe ligjor dhe realisht sipas tij, mandatit të vetëm legjitim që ka tash, sepse siç tha “ne nuk kemi kryeministër e kryetar kuvendi ka mbet vetëm presidentja nga krerët e shtetit”

“Unë besoj se do t’i përgjigjemi një kërkese të tillë. Kështu që nuk më takon mua t’ia përcaktojë datën…  sa më herët aq më herë aq më mirë sepse ne kemi mbetur në një ngërç të tepruar tashmë…”, tha ai

Ndërkaq, për këtë shkurt ka folur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“…Për neve fare nuk është me rëndësi se kush na fton dhe ku na fton nëse janë prezentë të gjitha partitë ne do të jemi aty”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy