Dita e Europës, Rama: Shqipëria me pranë BE

by Nexhat

9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment domethënës për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me këtë rast Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë më parë familjes europiane, duke përmendur avancimin në negociatat e anëtarësimit:

“Sot në Ditën e Europës Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – ‘Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse’, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, tha Rama.

banner

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli mesazhe urimi për Ditën e Europës, duke nënvizuar lidhjen historike dhe shpirtërore të Shqipërisë me kontinentin europian: “Sot ne festojmë ditën e Europës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Europën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, u shpreh Presidenti Begaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy