Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka folur për zërat që e lidhin klubin Bavarez me transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Wirtz është objektivi kryesor i transferimeve të Bayern Munich, me kampionët gjermanë që mezi presin të nënshkruajnë me yllin e ekipit kombëtar në verën e vitit 2025
Megjithatë, Leverkuseni thuhet se po kërkon 150 milionë euro për asetin e tyre të çmuar.
Gjatë konferencës për shtyp të së premtes, drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, u pyet në lidhje me Wirtz, por i mbajti të fshehta letrat
“Nuk i kam ndjekur nga afër raportet – do të më pengonte punën”, ka thënë fillimisht Eberl për sport.de.
“Tema vazhdon të ziejë dhe e di që do të lindin shumë pyetje. Më vjen keq që po qëndroj në mbrojtje”.
“Do ta bëjmë punën tonë, kemi ide dhe do ta shohim se si do të formohet skuadra”, përfundoi drejtori sportiv i Bayernit