Gërvalla thotë se Osmani s’mund të propozojë Qeveri: Mund ta bëjnë vetëm ata që i kanë fituar zgjedhjet

by Nexhat

Deputetja e LVV-së dhe ministrja në dorëheqje e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në konferencën për media pas dështimit të 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka folur edhe për gatishmërinë e presidentes Vjosa Osmani për të mbajtur një takim me partitë politike me qëllim të zhbllokimit të situatës, .

Në pyetjen e gazetarëve se çka nëse presidentja Vjosa Osmani e propozon një Qeveri, Gërvalla ka thënë se shefja e shtetit s’mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë dihet që Qeverinë dhe kryetarin e Kuvendit e propozojnë ata që i kanë fituar zgjedhjet.

banner

“Ne mund të flasim për çka do të që doni, por ne të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave tona kushtetuese. S’duhet t’i ngatërrojmë kompetencat sepse atëherë hyjmë në anarki totale. S’ka kompetenca askush përveç atyre që i kanë fituar zgjedhjet. Një herë të propozojnë kryetarin e Kuvendit, ta konstituojmë Kuvendin dhe pastaj të kalojmë në Qeveri. Të gjithë duhet të veprojmë në kuadër të kompetencave që i kemi dhe jo në tejkalim të tyre”, ka thënë Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy